Kullat e Vrojtimit në plazhin e Dhërmiut. 4 të rinjë sfidojnë imagjinatën,shpalosin projektin fitues

Channel One Albania 2015-08-22

Views 2

Ata janë 4 të rinj, me një ëndërr të përbashkët që mesa duket po fillon të realizohet ngadalë. Edhe pse shumë të rinj në moshë, talenti i Anisa Pere, Arbër Habilaj, Genti Shtembari, Gladiola Balliu ka triumfuar në konkursin mbarëkombëtarë mbi ndërtimin e kullave të vrojtimit në bregdetin shqiptarë.

Në këtë konkurs mbarëkombëtar ku merrnin pjesë 120 studentë nga Shqipëria dhe Kosova u paraqitën përpara një jurie profesioniste 30 modele, nga të cilat juria përzgjodhi 7 modelet fituese të cilat do të implementohen në 7 plazhe të shqipërisë.

Për mikrofonin e Channel One, fituesit e projektit të plazhit të Dhërmiut tregojnë se mbi cilat veçori kanë bërë të mundur ndërtimin e një maketi, i cili është pranuar pa hezitim nga një juri profesioniste.

Të përqëndruar në talentin e tyre, me një qëllim të vetëm fitoren, ata do të jenë tani arkitektët e parë në Shqipëri të cilët do të sigurojnë përmes punës së tyre kullat e vrojtimit, ashtu si në të gjithë botën.

Bregdeti shqiptarë është ndër të paktët bregdete që nuk ka roje bregdetare ose të njohur ndryshe si BayUatch, dhe falë këtyre të rinjve tani plazhet e shqipërisë jo vetëm që do të kenë roje bregdetare por edhe kulla vrojtimi të konceptuara si vepra të vërteta arti.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS