Kredia e Bankës Botërore në mes të Majit, pritet vendimi i bordit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Tirane- Në mes të këtij muaji qeveria shqiptare pritet që të marrë një tjetër fond të akorduar nga Banka Botërore.

Zv.Ministri i Financave, Erjon Luci deklaroi mbrëmë, në emisionin "Ora Ekonomi" të gazetarit Besart Kadia në televizionin Ora News, se bordi i Bankës Botërore do të vendosë pas pak ditësh për dhënien e fondit, që vjen pas kredisë së marrë nga FMN. Ndërsa pritet edhe një kredi nga Bashkimi Europian.

"Dy operacione që i kemi thënë dhe më përpara ose i kemi prezantuar më përpara, janë negociuar dhe tani janë për të shkuar në bord për miratim domethënë në mesin e muajit dhe në fundin e muajit.

Njëri konsiston në masa dhe reforma që janë prapë në linjë me përmirësimin e financave publike por në një aspekt pak më afatmesëm, sidomos për rregulloret që nxirren nga mënyrat se si bëhet planifikimi afatmesëm në mënyrë të tillë që t'i të mos fillosh që të nënshkruash kontrata që në vitin e tretë, del që nuk ke fonde të mjaftueshme për të paguar, domethënë është në disiplinimin fiskal të këtij niveli.

Ka masa të tjera që kanë të bëjnë me reformën e pensioneve. Shumë nga këto reforma janë deri diku kombinimi mes dy institucioneve dhe një nga këto mbështetje të Bankës Botërore është afër me pjesën e FMN-së.

Një pjesë tjetër që është mbi atë të FMN-së ka të bëjë dhe me sektorin e energjisë domethënë me reformimin e sektorit të energjisë duke patur parasysh sfidat që ka ende ky sektor dhe pjesa tjetër ose operacioni tjetër që është rreth 100 milionë ka të bëjë me masat për përmirësimin e shlyerjes së detyrimeve ose të kredive me problemet në sistemin bankar që është bërë në kombinim dhe bashkëpunim me bankën e Shqipërisë. "

Share This Video


Download

  
Report form