Imazhet tronditëse të Koresë së Veriut. Jeta mes të vërtetës dhe propagandës komuniste

Channel One Albania 2015-08-22

Views 7

Njerëz të kequshqyer, fëmijë që punojnë për bukën e gojës, jeta mes doktrinës komuniste dhe lirisë për të menduar. Bëhet fjalë për Korenë e Veriut, aty ku njerzit hanë bar në vend të bukës. Këto janë disa nga pamjet e zbuluara sëfundmi e që lideri komunist Kim Jong Un për asnjë gjë në botë nuk do të lejonte që ti shihnin mbarë opinion botëror.
Koreja e Veriut cilësohet si vendi më i izoluar i botës ku aparati shtetëror është i kujdesshëm deri në detaj në hyrjet dhe daljet në kufi të njerëzve dhe informacionit.

Por fotografi Eric Lafforgue ia doli mbanë që të siguronte një vizë për të qëndruar disa ditë në vendin komunist dhe jo vetëm kaq, të dilte prej andej me një thesar imazhesh që tregojnë të vërtetën, që tregojnë skamjen.

Fotografi ka qenë i shoqëruar gjatë gjithë turit të tij të vizitave nga guida e caktuar nga autoritetet. Në qendër të shkrepjeve janë fëmijët, ushtria dhe jeta në kryeqytetin Penian. Lafforgue rrëfen se në kufi e kishin detyruar që t'i fshinte të gjitha fotot, por ai ia kishte dalë mbantë t'i ruante ato në një kartë memorie të vecantë.

Me të dalë prej andej ai botoi albumin e tij duke treguar të vërtetën lakuriqe nga vendi komunist, ku njerëzit vuajnë cdo ditë, ku fëmijët detyrohen të punojnë në arat e kooperativave dhe ku energjia elektrike 'për faj të embargos amerikane' ikën në çdo orar.
Pas publikimit të këtyre imazheve tronditëse, fotografit i është ndaluar tani hyrja në këtë shtet përgjithmonë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS