Durres- Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një lokal në Manëz të Shijakut.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23: 40 minuta të 9 majit.
Nën kërcënimin e pistoletës ata kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar xhiron ditore.
Autorët kanë qëlluar me qytë djalin e pronarit të lokalit, Bledar Meçe por nuk kanë mundur të grabisin, falë ndërhyrjes së policisë.
Pak kohë më vonë në pranga janë vënë dy autorët e ngjarjes Izmir Allçi e Romaroi Shehu 25 dhe 24 vjeç të dy banorë të Manzës.
Në momentin kur autorët kanë parë që po rrethoheshin nga policia kanë qëlluar në ajër për të trembur dhe më pas kanë hedhur pistoletën.
Ndërkohë që 24-vjeçari Bledar Meçe, ndodhet në Spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.