Dëshira për t'u dukur me një trup të nxirë në verë i bën shumë të rinj e të reja të përdorin metoda të nxirjes artificiale, atë që ne e quajmë solar.
Por, këta të rinj zakonisht nën 30 vjec nuk janë në dijeni se një nxirje e tillë e sforcuar nga metoda të tilla artificale nën efektin e rrezeve ultraviolet dhe llambane kanë riskun 75% për t'u prekur nga melanoma, një nga kanceret më agresive të lëkurës.
Kjo i ka bërë mjekët dermatologë të bëjnë fushatë sensibilizuese, konsulta falas me qytetarët në kohën kur temeraturat janë rritur ndjeshëm.
Gjithashtu rekomandohet mbrotja e lëkurës me kremra mbrotjtës dhe shmangie e orëve të pikut.