9 Maji, mesazhi i BE: Dialogu dhe reformat kyçe për integrimin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- "Në Ditën e Europës" politika shqiptare është shprehur e vendosur për të çuar përpara projektin evropian të vendit.

Kryeparlamentari Ilir Meta, ka hapur dyert e sallës plenare, për më shumë se 150 të rinj nga e gjithë Evropa dhe nga çdo vend i Ballkanit, ku para tyre theksoi angazhimin e mazhorancës për të ecur me vendosmëri në rrugën integruese, si një aspiratë thelbësore e qytetarëve shqiptar.

"Jemi të vendosur në rrugën e integrimit ndaj familjes së bashkuar europiane,duke punuar që të ndërtojmë dhe realizojmë të njëjtat vlera shoqërore dhë të njëjtat standarde demokratike . E kam bindje të thellë se rinia është promoter i ndryshimit në këtë vënd dhe kudo tjetër ku kërkohen ndryshime." U shpreh Meta.

Ndërsa përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Clive Rumbold, apeloi për bashkëpunim dhe dialog të qëndrueshëm ndërpartiak për reformat kyçe të vendit, në mënyrë që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në qershor.

"Në dhjetor të 2013 këshilli europian kërkoj më shumë kohë për të parë reformat pikërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli po ashtu si theksoj nevojen për të demostruar pjekuri politike me anë të dialogut të qendrueshëm .Shqipetare t e shikojnë të ardhmen në europe dhe hapi tjetër rreth kësaj të ardhmë që unë shpresoj të ndodhi ni qeshor mbeshtetet ne dialogun dhe bashkpunimin ndërpartjak per reformat e vëndit." U shpreh Rumbold.

Ndërkohë në një aktivitet tjëtër të organizuar nga Ministria e Integrimit kryeministri Edi Rama theksoi se nevoja për Evropën ka bërë që Ballkani të shikojë përtej inercisë së të shkuarës dhe të hap një faqe të re.

"Ne jemi shumë të vendosur që ta cojme përpara projektin europian të Shqipërisë dhe në besojme që Shqipëria ka nevojë për Europën por dhe Europa ka nevojë për Shqiperinë" tha Rama. Për Ministren e Integrimit Klajda Gjosha, rruga e Shqipërisë drejt BE-së, është një proces pa kthim.

"Për shqiptarët Bashkimi Europian nuk eshtë luks dhe as ëndrra e largët që ne kishim vite më parë. Tashmë jemi më pranë Europës,Shqipëria po hedh e vendosur hapa përpara për të kthyer në realitet atë që dikur ishte dicka e paprekshme" , tha Gjosha. Gjithashtu me rastin e Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Share This Video


Download

  
Report form