Jasmina kërkon të ecë, 2 deputetë të Korçës i dhurojnë fonde

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Korçe- Deputet e mazhorancës në Korçë, Pirro Kapurani i Levizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Socialiste Ilir Pendavini, i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë duke dhuruar respektivisht nga 1 000 Euro dhe 50 mijë lekë të rinj.

Një ditë më parë në ndihmë të vogëlushes u ofrua edhe Bashkia e qytetit të Korçës, ku nje pjesë e punonjësve i janë përgjigjur pozitivisht apelit të nënës së Jasminës, Irenës dhe apelit të Ora News për mbledhjen e 5000 eurove me qëllim realizimin e operacionit për Jasminën e vogël.

Bashkia grumbulloi një shumë të hollash të cilat kanë kaluar në llogarinë e vogëlushes, ndërsa në ditët në vazhdim pritet që edhe punonjës të tjerë t'i bashkohen apelit.

Interes për të ndihmuar Jasminën e vogël ka shfaqur edhe Prefektura e Korçës, ku prefekti Ardit Konomi ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mundësitë dhe njohjet e tij për të ndihmuar 2-vjeçaren.

Vajza 2-vjeçare Jasmina Paravani vuan nga një sëmundje që ka prekur gjymtyrët e poshtme të saj të cilat e pengojnë që ajo të lëvizë, dhe një ndërhyrje kirurgjikale mund të bëhet vetëm jashtë shtetit e cila kushton 5 mijë euro.

Nëse doni të kontribuoni nga Shqipëria:

Nr llogarisë për Euro: 0021 048 902
Nr llogarisë për Lek: 0011 048 902

Nëse doni të kontribuoni nga jashtë Shqipërisë:

Emri: Jasmina Paravani
SWIFT: SGSBALTX
Iban EURO: AL35202410030000000021048902
Iban LEK: AL50202410030000000011048902

Share This Video


Download

  
Report form