Ndërkombëtarët: Reforma territoriale bashkë me decentralizimin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 7

Tirane- Me gjithë mbështetjen për reformën administrative territoriale, partnerët ndërkombëtarë, në komisonin e posaçëm u përfaqësuan vetëm në nivel ekspertësh.

OSBE, KE, dhe USAID dhe UNDP iu bashkuan në një deklaratë për të kërkuar që bashkë me reformën të realizohet edhe decentralizmi i pushtetit vendor

"Reforma territoriale do, dhe duhet të lehtësojë rrugën për një decentralizim më të madh rregullator e fiskal dhe do të forcojë autonominë lokale Rezultatet do të ndihen çdo ditë nga të gjithë shtetasit shqiptarë si në qytet ashtu edhe në fshat. Ne përqafojmë angazhimin e qeverisë për të kryer një proces të reformës territoriale administrative të standardeve ndërkombëtare duke qenë i bazuar në analiza objektive, duke qenë transparent dhe gjithëpërfshirës"- u shpreh përfaqësuesja e UNDP, Yesim Oruc Kaya.

Ndërsa reforma po kryehet e vetme nga mazhoranca, BE apelon për dialog

"Eshtë shumë thelbësore që reforma administrative territoriale të trajtohet nga pikpamja e decentralizimit në një frymë konstruktive të dialogut politik, duke synuar përmirësimin e qeverisjes së mirë në nivel vendor"- tha përfaqësuesja e BE, Ledia Muço.

Share This Video


Download

  
Report form