A1 Report - Meta: Ne Parlamentin tjeter do kemi me shume deputete te lindur pas '90

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj integrimit europian dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në jetën politike të vendit. Këtë e ka shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një seance të zhvilluar në sallën e Kuvendit me 150 të rinj nga Europa e Ballkani, ndërsa shtoi se "Në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas '90". Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Javës Europiane, theksi u vu në përfshirjen e të rinjve në politikë, nisur edhe nga programi "Rinia në veprim". Duke iu drejtuar të rinjve, Meta tha se Shqipëria synon të arrijë të njëjtat standarde si BE-ja, dhe se "Rinia është promotori i ndryshimit në vend".

"Shqipëria është e vendosur në rrugën e integrimit drejt BE. Ne synojmë që vendi ynë të arrijë të njëjtat standarde si BE-ja. Rinia është promotori i ndryshimit në vend. Ne duhet të ecim sa më shpejt në rrugën e integrimit evropian. Në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas '90. Pasojat e krizës botërore i ndjejnë më shumë të rinjtë, dhe angazhimi i të rinjve mund të sjellë rimëkëmbjen e tregjeve", tha Meta.

Kjo është hera e dytë që të rinj nga Europa mbledhin në Tiranë Parlamentin Europian. Në kuadër të këtij aktiviteti, kreu i Kuvendit tha se "vendi ynë e sheh projektin europian si një projekt paqeje që ka në thelb të drejtat e njeriut".

Share This Video


Download

  
Report form