A1 Report - Droge ne fuçi plastike te lidhura te anijet ne Vlore, Çela: Akuzat, utopike

Report TV 2015-08-22

Views 24

VLORE- Akuzat e artikuluara në mediat e shkruara së porti i Vlorës është pikënisja e kryesore e ngarkesave të drogës me anije drejt Italisë kanë sjellë reagimin e drejtuesve të kufirit në qytetin bregdetar.

Sipas drejtorit të Kufirit, Sokol Çela, akuzat se nëpërmjet portit të Vlorës droga kalon e fshehur në fuçi plastike të lidhura pas anijeve, janë utopi.

Sipas Çelës këto akuzat janë me prapavijë politike, teksa shton se siguria dhe kontrollet në këtë port janë në nivele maksimale.

Çela ndër të tjera shton së kushdo që posedon prova për trafikun e lëndës narkotike me fuçi plastike nga porti i Vlorës t'i depozitojë ato në Prokurori.

Share This Video


Download

  
Report form