INSTAT: Në prill shqiptarët shpenzuan më shumë për ushqime

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore dhe për shërbimet gjatë muajit prill.

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin e indeksit të cmimeve ku vihet re një rritje me rreth 1.7 % e krahasuar kjo me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndërkohë krahasuar me muajin Prill2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin" Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 10,8%,pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan"me 7,2% Hotele, kafene dhe restorante" me 2,6%, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 1,8%.

Konstatohet se rritja vjetore e cmimeve gjatë prillit është ndikuar kryesisht nga grupi Ushqime dhe pije joalkoolike" ku frutat janë rritur me 16.6 % ndërkohë zarzavatet me 7,8 %.

Megjithatë krahasuar me një muaj më parë zarzavatet kanë pësuar ulje të cmimit si pasojë e shtimit të prodhimit vendas.

Krahasuar me një vit më parë rritje të ndjeshme të çmimit ka pësuar edhe cigarja me rreth 12.5%.

Rritja e cmimeve të produkteve kryesore të shportës ushqimore dhe shërbimeve pritet të jap ndikim negative në nivelin e konsumit në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT uljen më të madhe gjatë muajit prill e kanë pësuar cmimet emedikamenteve me 3,5 %.

Share This Video


Download

  
Report form