Përkujtohen 46 ushtarët britanikë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- Në prag të 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 69-vjetorit të ditës së fitores së forcave aleate ndaj nazizmit, janë përkujtuar 46 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Përmes një ceremonie të posaçme oraganizuar nga Shoqëria civile dhe Ambasada Britanike janë zhvilluar homazhe përkujtimore në memorialin e ushtarëve britanikë, i cili gjendet pranë liqenit artificial në Tiranë.

Ceremonia nisi me himnet e dy vendeve, më pas 'in memoriam' për ata që dhanë jetën, jo vetëm për përkujtim, por edhe nderim për jetët e tyre, që brezat e tjerë të jetojnë në liri.

Pas kurorës me lule të vendosur nga zv.ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Stephen Hickling, nderuan Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi dhe personalitte të tjera.

Çdo vit Ambasada e Britanisë në vendin tonë zhvillon një ceremoni përkujtimore në memorialin e 46 ushtarëve britanikë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në shenjë nderimi për sakrificat dhe vetëmohimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form