EKSKLUZIVE/Shkoder, perpihen nga flaket 200 tone bime mjekesore

Report TV 2015-08-22

Views 5

SHKODËR -- Mbi 300 mijë dollarë është dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit në një nga pikat më të mëdha të grumbullimit të bimëve medicinale pranë qytetit të Koplikut, në fshatin Palvar. Në harkun kohor të disa orëve flakët kanë shkrumbuar mbi 200 tonë bimë medicinale.

Edhe pse pranë pikës së grumbullimit kanë mbërritur efektivët zjarrëfikës të Malësisë së Madhe dhe të qytetit të Shkodrës, shuarja e flakëve ka qënë e pamundur, megjithëseë forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje prej disa orësh.

Sipas shefit të zjarrfikësve, Zamir Tahiri, shuarja e flakëve është shumë e vështirë, sepse zjarri riindizet në vatra të reja dhe është vështirë për ta lokalizuar.

Kanë qënë banorët e zonës përreth të cilët kanë verejtur tymin të dalë nga magazinat dhe menjëherë kanë njoftuar punonjësit e firmës "Zagora" dhe më pas forcat zjarrëfikëse të Koplikut; këto të fundit kanë tentuar të ndërhyjnë për të lokalizuar dhe për të shuar zjarrin, por përpjekja e tyre ka qënë e kotë, kjo edhe për shkak të erës.

Sipas pronarit Hysni Berçaj të pikës së grumbullimit të firmës "Zagora" e cila është përfshirë nga flakët që prej orës 15-00 të së mërkurës, dëmi është i pallogaritshëm. Bima e djegur është kryesisht sherbelë; fatmirësisht nuk ka patur dëme në njërëz.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor ndërsa dyshohet se pistat kryesore te zjarrit të jenë pakujdësia dhe shkëndija elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form