Reagon babai i Flamur Pislit pas videos: Didi më ka dy gjaqe borxh

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 24

Pas videos në Komisionin hetimor për policinë, ka reaguar Nuredin Pisli, babai i Flamur Pislit. Në një intervistë për Ora News, ai thotë se Didi është në gjak me familjen e tij, pasi i ka vrarë djalin por edhe mikun e shtëpisë, shtetasin grek.

Në intervistë Pisli akuzon policinë e asaj kohe për zhdukjen misterioze të shumës 50 milionë dhrami që kishte flamur Pisli ditën e pengmarrjes.

Deklarata e Nuredin Pislit
"Sipas Kanunit tani detyrohem ti coj fjalë Artan Didit që më gjakun e djalit borxh. Jo vetëm të djalit, por edhe të grekut se edhe ai është djali im. Greku nuk e vrau, ku i vrau dy djemtë aty. Nëqoftëse ashtu do ti coj fjalë Artan Didit ta bëjmë ballë për ballë që më ke dy gjaqe borxh, edhe të qytetarit grek, edhe te djalit tim. Me drejtësinë kam 15 vite që merrem, deri tani më ka mashtruar. Kanuni është që burri që është burrë del ballë përballë, të vrava se më pate borxh.

Meqenëse paska vrarë djalin tim, ka vrarë dhe grekun, mikun në shtëpi. Për djalin bile nuk dua gjak, por për mikun po. Plus që vranë djalin, edhe e kanë vrarë për sëvdekuri. Kanuni ka traditë të mbyllet brenda, ose hajde të merremi vesh , dy rruge ka.Ai mirë që djalin e vranë se qenka pengmarrës dhe u vritka. Kam takuar dhe ish Ministrin Spartak Poci, edhe thotë se duke qenë se akuzojnë djalin se ka vrarë mikun në besë, une tani detyrohem të shtij për mikun".

Share This Video


Download

  
Report form