Përshëndetja me grusht, debatet zhvendosen në komisionin e Jashtëm

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- Në 5 Maj mazhoranca dhe opozita u shfaqën të ndarë, por simbolet e komunzimit, që u përdorën në ditën e Dëshmorëve kanë ashpërsuar debatin mes tyre.

Edhe sot në Komisonin e Jashtëm janë përplasur në replika për qendrimin që përfaqësues të mazhorancës mbajtën në ditën e të rënëve.

Demokratët e cilësuan fyerje për popullin përkuljen e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço përpara fotos së Enver Hoxhës dhe nderimin me grusht nga Pandeli Majko, por shumica u kujtoi se dikur me komunistët ata bënin koalicion në emër të votave

Debatet u shënuan ndërsa zv. Ministri i integrimit Majlind Laizmi raportonte për hapat e ndërmarrë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Qershor të këtij viti. Politika solli refuzimin në dhjetor ndaj ai apeloi për një përgjigje pozitive në qershor.

Zv. Ministri bëri të ditur se më 4 qershor do të mbahet takimi i tretë i dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, vetëm pak ditë para se vendet anëtare të mblidhen për të vendosur nëse do t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat apo jo.

Share This Video


Download

  
Report form