Tirane- Deputeti i PS, njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit të Medias ka hapur garën për 4 vendet vakante të AMA-s, mes tyre edhe postin e kryetarit të këtij institucioni.
Peza ka deklaruar se mandati i Bushatit dhe i anëtarëve ka përfunduar prej kohësh dhe se në vitin 2013, 13 nga 19 mbledhjet e këtij institucioni kanë qenë të paligjshme.
Deputeti i PS është shprehur se mazhoranca është e vendosur të zbatojë ligjin në mënyrë që AMA të jetë pjesë e realizimit të reformave në fushën e transmetimeve radio-televizive.
Peza i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e reformimit të AMA-s dhe për këshillin e Bordit Drejtues të RTSH, sipas të cilit 10 anëtarëve dhe drejtorit të RTSH i ka përfunduar mandati.
Reagimi i Alfred Pezës ka ardhur menjëherë pas deklaratave të Edi Palokës i cili e quajti shkarkimin e Endira Bushatit antiligjore.
Deklarata e plote e Alfred Pezes
"Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e tij të fundit, ka vendosur hapjen zyrtare të garës për 4 vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). Ky vendim përfshin zëvendësimin e 3 anëtareve dhe Kryetarit të këtij autoriteti. Në çastin e fundit të votimit, kolegët e opozitës braktisën mbledhjen, si kurrë më parë në praktikën e punës dhe vendimarrjeve të deritanishme të këtij komisioni, duke preferuar rrugën e bojkotit. Është shumë e qartë ligjërisht, se shpallja e vendeve vakante në AMA u bë për shkak se mandati i 4 anëtarëve, ka përfunduar prej kohësh. Kjo ka bërë që prej shumë muajsh, puna në AMA të jetë e bllokuar, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për mbledhjen dhe vendimmarrjen në këte institucion. Gjatë vitit 2013 nga 19 mbledhje të zhvilluara në AMA, 13 prej tyre kanë qenë të paligjshme. Të gjitha hapat ligjore të ndërmarrë deri tani nga mazhoranca parlamentare, kanë synuar zhbllokimin e ngërcit të krijuar, për ta futur punën dhe veprimtarinë e AMA në shtratin normal, ligjor dhe kushtetues. Kjo mazhorancë është e vendosur që të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin në mënyrë që AMA të jetë pjesë e realizimit në kohë dhe me cilësi të reformave rregullatore në fushën e transmetimeve radiotelevizive. Për ti ofruar rregulla të qarta e të barabarta loje të gjithë operatorëve të ligjshëm në treg, e për rrjedhojë produkte sa më cilësore mediatike, qytetarëve tanë. AMA ka gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm në proceset integruese të vendit, ku Shqipëria është angazhuar për të realizuar brenda qershorit të vitit të ardhshëm, reformën e kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Në emër të mazhorances, i bëj thirrje opozitës që të bashkëpunojë dhe të përfshihet në procesin e reformimit të AMA. Gjithashtu i kërkojmë kolegëve tanë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që të zhbllokojnë sa më parë, vendimarrjen konsensuale për reformën në Radio Televizionin Publik. Prej më shumë se 30 muajsh, këtij televizioni, pronë e publikut dhe e taksapaguesve shqiptare, i ka përfunduar man...