Tregtuan naftë dhe gaz jashtë standartit, gjobiten edhe 23 subjekte

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tiranë-Inspektoriati Qendror Teknik gjobit 23 subjekte për tregëtim të naftës dhe gazit jashtë standarteve.
Inspektorët e IQT kanë vijuar kontrollet në pikat e tregtimit në mbarë vendin ku vetëm në periudhën shkurt-mars 20014, janë gjetur në shkelje të ligjit për tregtimin e naftës dhe gazit rreth 23 pika karburantesh, të cilat janë gjobitur me 6.7 milionë lekë në total. Gjobat variojnë nga 70 mijë deri në 500 mijë lekë të reja për rastet më të rënda.
Sipas Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit në IQT, shkeljet e subjekteve konsistonin në treguesit e cilësisë së naftës dhe gazit që janë pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit.

Ndërkohë qytetet ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre pikat e karburanteve të gjobitura janë Lushnje, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Bilisht, Peqin, Belsh, Kavajë dhe Ballsh.
IQT shpreh vendosmërinë për zbatimin e ligjit, duke mos lejuar tregtimin e naftës dhe gazit jashtë standardeve.

Share This Video


Download

  
Report form