KUKES -- Katastrofa ekologjike në Liqenin e Fierzës, i cili thuajse është mbuluar nga mbetjet, madhe edhe ato spitalore e vajore, sjell si domosdoshmëri emergjente ngritjen e një Task-Force për pastrimin e tij.
Drejtuesit e instancave vendore të qarkut të Kukësit, të cilët po koordinojnë punën për zgjidhjen e këtij problem, janë mbledhur bashkë për të sjellë një zgjidhje përfundimtare për këtë problem mjedisor.
Të pranishëm në këtë takim ishin prefekti, Safet Gjici, kryebashkiaku, Hasan Halili, kreu i këshillit të qarkut Ibsen Elezei.
Gjici pranoi se mbtejet vijnë nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës, teksa shtoi se aksionit për pastrimin e liqenit duhet të vazhdojën duke filluar nga dita e mërkurrë. Ndërkohë kryebashkiku Hasan Halili shtoi së ky problem nuk zgjidhet vetëm më një aksion masiv, por duhet një projekt i përbashkët ndërkufitar për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare.
Ndër të tjera Halili shtoi së problem që kërkon zgjidhje është derdhja e urjave të zeza në ujrta e liqenit të Fierëz, teksa shton se ky është një problem që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje.