Aerodromi ushtarak në Gjadër të Lezhës është mbushur me barriera betoni,ndërsa janë hapur edhe kanale që e lidhin këtë aerodrom me rrugën hyrëse drejt tij.
Operacioni i ushtrisë për bllokimin e pistës ushtarake në Gjadër ka vijuar që prej ditës së premte 2 maj, ndërsa pritet qe ai të përfundojë sot.
Krahas pistës kryesore, barriera janë vendosur edhe në atë rezervë.
Ndonëse në pamje duket se ky shesh nuk mund të përdoret më për lëvizjen e mjeteve fluturuese, në një tjetër këndveshtrim konstaton se kjo ndërhyrje nuk kryen asnjë funksion për të cilin edhe u nis.
Avionet e vegjël mund të ulen dhe ngrihen nga kjo bazë pa asnjë problem, pasi boshllëku në gjerësi mes këtyre barrierave u mundëson diçka të tillë.
Kjo bazë po monitorohet nga ushtria dhe prej pak kohësh aty gjenden përfaqësuesit e saj.
Krahas hapjes së kanaleve dhe vendosjes së barrierave të betonit, fadromat e ushtrisë prishen edhe disa objekte.
Preteksi është se janë të amortizuara dhe janë rrezik për banorët që e shfrytezojnë këtë pistë për kullota, por kjo është një shmangie për të pastruar këtë zonë nga ndërtesa që mund të përdoren për vend depozitime të ndryshme.
Ende nuk dihet nëse do të vendosen barriera te tjera në pistë, pasi ato që janë vendosur nuk e ndalojnë uljen e mjeteve fluturues, pasi ata mund të lëvizin lehtësisht në këtë aerodrom.
Kjo zonë ushtarake në Gjadër, është bërë epiqendër e vëmendjes së opinionit publik për shkak të akuzave nga opozita se është përdorur për trafikun e droges.
Fakti që janë ulur avionë tashmë është pranuar edhe nga banoret e zones në mënyrë, të cilët kanë rrëfyer ata çfarë ata kanë parë.