Tiranë- Posta Shqiptare ka përkujtuar 101-vjetorin e krijimit të pullës së parë shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela, tha se përpos përdorimit të saj për qëllime shërbime, ajo ka rëndësi edhe në fushën e filatelisë.
Në kuadrin e festimeve të 101-vjetorit të pullës së parë, Posta Shqiptare organizoi edhe një ekspozitë të pullave të para, të Postës ndër vite, kjo falë bashkëpunimit të shoqatës së koleksionistëve të Shqipërisë.
Me pullën e para një shekulli u shtypën rreth 2232 zarfa, duke krijuar në këtë mënyrë simbolin e saj të pazëvëndësueshëmedhe në ditët e sotme.