Manifesti maqedonas: BDI-ja të mos futet në Qeveri

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

"Manifesti Maqedonas" kundërshton ashpër përfshirjen ë BDI-së në përbërjen e re të Qeverisë. Sipas organizatës së afërt me partinë e Gruevskit dhe e njohur për qëndrimet e saj radikale, koalicionimi i partive fituese tek maqedonasit dhe shqiptare paraqet federalizmin e Maqedonisë, dhe cenon interesat e popullit maqedonas. Nga "Manifesti Maqedonas" pyetën se me çfarë logjike BDI kërkon njohjen e 153 mijë votave të saj, ndërkaq nga ana tjetër injoron 535 mijë votat e qytetarëve që kanë votuar Ivanovin?

"Përpara se mandatari ti fillojë konsultimet për formimin e qeverisë së re, Ahmeti duhet t'i pranojë publikisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Pa një veprim të tillë VMRO DPMNE nuk guxon ta pranojë BDI-në si partnere në qeverinë e re. Gruevski nuk i fitojë zgjedhjet që të qeveris me kërcënues dhe ata që nuk respektojnë rregullimin kushtetues të shtetit", tha Georgi Barbarovski, poet.

"Manifesti Maqedonas", gjithashtu kundërshton formimin e qeverisë doemos nga një parti maqedonase dhe shqiptare, pasi kjo sipas tyre ndan shtetin në shoqëri etnike dhe jo demokratike. Ata ofruan ide kreative edhe për përbërjen e re të qeverisë.

"Përse të mos bëj koalicion me LSDM-në, ajo zgjedh me kë do të koaliciojë përse ti imponohet se duhet të koalicionojë me bllokun shqiptar, kjo është kundër demokratike, kjo është kërcënim. Në demokracitë perëndimore partia fituese zgjedh se me kë do kualicionoje, me turq, afganë, gjermanë kë të dojë", u shpreh Eftim Kletnikov, poet.

"VMRO dhe GROM me 1 deputetë kanë shumicë parlamentare aq më tepër para disa ditësh PDSH paralajmëroi se do të mbështes VMRO-në qeverinë që do ta formojë pavarësisht nëse ajo do të jetë pjesë e saj, kjo është demokraci parlamentare mund të formohet qeveri nga VMRO dhe GROM dhe me mbështetjen e PDSH-së për disa ligje më të rëndësishme, kjo është si në vendet e tjera të Evropës", deklaroi Stefan Vllahov Micov, historian.

Nga Manifesti Maqedonas porositën lidershipin maqedonas se vendi duhet hap pas hapi të kthejë shtetin nga ekstremizmi siç e quajtën ata shqiptarë, dhe ambiciet gjithnjë në rritje të tyre që mund të çojnë edhe në ndarjen e shtetit. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form