Të mërkurën deputetët duhet të marrin mandatin

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë në mbledhjen e radhës do të publikoj rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre presidenciale. Me shpalljen e rezultateve i hapet rruga procedurës së dhënies së certifikatave deputetëve të zgjedhur.

"Do ti ftojmë të gjithë ata që kanë fituar mandat, nga të gjitha listat zgjedhore, nga të gjitha listat e partive politike që të vijnë dhe ti marrin certifikatat. Mendoj që do të jetë dita e mërkurë, kur ne mund ta realizojmë këtë, që të mund ata të kenë afat kohorë që të mund të vijnë këtu në KSHZ që ti marrin certifikatat për deputet të përbërjes parlamentare 2014-2018", deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Jakupi bën të ditur se afati i fundit për mbledhjen konstituive të parlamentit është 17-18 maji, megjithatë seanca e tillë mund të mbahet edhe më herët.

"Sa i përket së parë konstituive, ligji është decid, pas përfundimit të zgjedhjeve, është një periudhë kohorë që mund të mbahet seanca konstituive, në rastin konkret më 17 ose 18 maj. Por sipas gjitha gjasave meqë veçmë ka përfunduar procesi zgjedhorë presim që edhe më herët të mbahet seanca konstituive. Por kjo varet nga parlamenti", u shpreh Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Ndryshe sipas informatave tona, seanca konstituive e kuvendit pritet të mbahet të enjten. Derisa një ditë më vonë pritet të mbahet edhe një seancë tjetër gjatë së cilës para deputetëve do të jep betimin solemn presidenti i shtetit i zgjedhur në zgjedhjet e 27 prillit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS