Tiranë- Pas 9 ditëve protesta për shkak të mbylljes së Universitetit nga tatimet, studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës do të rinisin mësimin. Të mërkurën studentët e këtij Universiteti do të jenë në auditore, duke e fituar këtë të drejtë me vendim gjykate.
Këtë të hënë, Drejtoria Tatmore do të largojë punonjësit e saj, ndërsa stafi akademik do të vijojë normalisht procesin e mësimit.
Arsyeja përse u krijua kjo situate, është borxhi që kishte ky Universitet në Tatime, shumë që shkonte deri në 400 milionë lekë. Administratorët paguan disa ditë pas bllokimit një principal, duke i premtuar autoriteteve se do të vijonte pagesa normalisht.
Deri sa gjykata mori vendimin e saj, studentët dhe akademikët nuk u lejuan të futeshin në ambientet të brendshme të këtij Universiteti privat.