Rama: Park Olimpik brenda 4 vitesh: S'do protestoni më

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Kryeministria hapi dyert për kampionët e peshëngritjes, që kanë ngritur lart flamurin shqiptarë në kompeticionet europiane.

Erkand Qerimaj dhe Daniel Godeli, si dhe atletja Luiza Gega, ishin të ftuarit e kreut të qeverisë, i cili u premtoi se koha kur ata protestonin për të drejtat e tyre të munguara, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë

Sporti ishte një nga shtyllat e programit të qeveisë Rama.

Peshëngritësve, kree i qeverisë, i dorëzoi projektin për një Park Olimpik, që parashikon një palestër multifuksionale dhe ambiente të tjera, në shërbim të sportistëve të peshëngritjes dhe jo vetëm, si dhe një qendër Antidopingu.

Ashtu si në fushatë, Edi Rama, dikur sportist, sot kryeministër, rishprehu bindjen se një nga instrumentat më të rëndësishëm për ripërtëritjen e shoqërisë, është sporti.

Share This Video


Download

  
Report form