Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana: 30- 40 koordinatorë në Tiranë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë - Partia Demokratike nis sot fushatën e anëtarësimeve në Tiranë.

Ky proces vijon në kryeqytet ku përveç 11 njësive bashkiake do të krijohet baza e re e të dhënave për rrethinat e kryeqytetit.

Kreu i PD-së mblodhi për gati 30 minuta koordinatorët e njësive bashkiake të Tiranës dhe rrethinat për të.

Pas përfundimit të mbledhjes Jemin Gjana, tha se numri i koordinatorëve do të jetë prej 30-40 vetash vetëm për bashkinë e Tiranës.

Koordinatorët, që pritet të konfirmohen janë edhe Grida Duma, Trian Shehu Gent Minarolli, Ivi Kaso, Gazmend Spahiu dhe Eneida Guria.

Këta koordinatorë do të monitorojnë nga afër procesin e hartimit të regjistrimit të ri të PD-së si dhe do të organizojnë zgjedhjet në grupseksione.

Procesi i anëtarësimit në Tiranë nis pas përfundimit të këtij procesi nëpër rrethe.

Share This Video


Download

  
Report form