Nishani nderon pas vdekjes Hasan Prishtinën me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë- Presidenti Bujar Nishani vlerësoi atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar". "Hasan Prishtina për arsye ideologjike shtetërore u tentua të lihej në harresë, u denigrua duke u lënë në heshtje dhe aq më keq, ndonjëherë dhe u luftua. Ndaj dhe vlerësimi i sotëm bën pjesë në atë nderim të vonuar që Shqipëria po vazhdon t'i bëjë birit të vet, i cili së bashku me Ismail Qemalin, ishin arkitektët e Pavarësisë së Shqipërisë. Por është një përkim jo i rastit, që sot nderimi me dekoratën më të lartë për të shkon paralelisht me proceset e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian. Në ëndrrat më të largëta për të ardhmen e shqiptarëve, patrioti Hasan Prishtina do të kish aspiruar një jetë të ngjashme me evropianët e tjerë. Vetë ai ishte personifikimi i intelektualit evropian që udhëhiqej nga iluminizmi.Hasan Prishtina tashmë fle i qetë në parajsën e ëndërruar, sepse Shqipëria dhe Kosova janë më të lira se kurrë ndonjëherë dhe bashkë me to edhe ai" tha Nishani. Të pranishmit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare të rajonit u përshëndetën edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Share This Video


Download

  
Report form