Kontroll teknik automjeteve në Shkodër, Dani: Të evitojmë aksidentet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Shkodër- Referuar disa ngjarjeve, të cilat për fat të keq jane kthyer në tragjedi për fatin e nxënësve, të cilët kryejne ekskursione në fund të vitit shkollor, në Shkodër ka nisur kontrolli teknik i të gjithë mjeteve që kryejnë transportin e tyre.

Elis Dani, përgjegjësi i kontrollit rrugor,shprehet se kjo nisëm vjen si masë e marrë nga Ministria e Transportit për rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.
Grupet e kontrollit janë pozicionuar në akset nacionale si Shkodër-Tiranë, Shkodër -Han i Hotit, Shkodër-Muriqan etj.

Gjatë aktivitetit 3 mujor të kësaj njësie janë ndëshkuar 280 automjete për parregullsi në dokumentacion apo që jane jashtë standardeve teknike, ku vetëm në 3 ditët e fundit janë penalizuar 30 automjete, kryesisht që transportonin nxënës shkollash.

Sipas drejtuesve të shërbimit të transportit rrugor Shkodër, masat janë rritur rreth 50% krahasuar me një vit më parë dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë dalë në Komision për tu njohur me masat penalizuese, që nga heqja licensës, bllokimi i patentës apo mjetit.

Share This Video


Download

  
Report form