"Banda e Tritolit" në hetim për pastrim parash, i sekuestrohen pronat

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Tiranë- Paratë të cilat i fitonin nga aktiviteti i tyre kriminal,duke terrorizuar qytetin e Vlorës por jo vetëm, "Banda e Tritolit" i investonte në biznese dhe prona të paluajtshme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Marjon Mitros dhe kushurinjve Genis dhe Andon Mëhillaj, të dyshuar si punëdhësit e vrasësit Julian Sinanaj, kanë ngritur akuzën e pastrimit të parave.

Akuza ka mundur të vërtetojë se paratë që ata fitonin si ndërmjetës për serial killërin i investonin në blerje apartamentesh, lokalesh dhe troje tokash.

Marjon Mitros i është vendosur sekuestro për 4 apartamente në Vlorë, llogari bankare dhe një biznes i përbashkët me një person tjetër.

Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e bankave të nivelit të dytë, ku Mitro kryente trasaksione të shumta dhe në shuma kolosale, por në momentin e sekuestrimit është gjetur një shumë e vog ël dhe kjo është arsyetuar me blerjen e apartamenteve.

Dy kushurinjve Mëhillaj i janë sekuestruar toka,shtëpi private, apartamete në Vlorë, Tiranë dhe Orikum si dhe llogari bankare.

Sipas prokuorisë vrasja e peshkatarit Sokol Veizaj në Orikum vërteton mënyrën e marrjes së pronësisë, për një truall.

Kjo vrasje sipas, Julian Sinanaj, është porositur nga kushurinjtë Mëhillaj. Serial killer në dëshminë e tij është shprehur se disa ngjarje kriminale në Vlorë janë ndërmjetësuar nga Mëhillajt dhe paratë që fitonin nga ndërmjetësimet, i kanë pastruar duke blerë prona në Vlorë dhe Tiranë.

Kështu shitja dhe blerja e pronave nga ndërmjetësit, ka bërë që Prokuroria të ketë dyshime të arsyeshme se ata kanë pastruar paratë që fitonin nga aktiviteti kriminal.

Shtyhen 3 muaj hetimet për Sinanaj dhe Karçinin

Një ditë më parë Prokuroria bëri me dije se ka shtyrë me tre muaj hetimin për "bandën e tritolit".

Shtyrja e këtij hetimi sipas tyre është bërë për shkak të kompleksitetit të dosjes dhe verifikimit të plotë të pozicionit të disa personave të përmendur në dëshminë e dhënë nga vrasësi me pagesë, i penduari Julian Sinanaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyre me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve edhe për Ilir Karçinin, i cili akuzohet si porositësi për vrasjen e biznesmenit të gazit Piro Bare.

Gjithashtu hetime po zhvillohen edhe për kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj të cilët akuzohen për të paktën vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi.

Ndërkaq po hetohet edhe roli i Marjon Mitros i akuzuar si porositësi i atentateve me ekspozivë dhe i Ndriçim Gjokonës, i cili është ndihmësi i Julian Sinanaj si dhe i penduar i drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form