Elbasan- Të paktën 15 persona janë shoqëruar në policinë e Elbasanit në lidhje me atentatin që iu bë 41-vjeçrit Arben Çeta, në qendër të qytetit.
Ekzekutimi i tij vjen në një kohë kur policia dhe forcat speciale ishin të angazhuara në një aksion për arrestimin e të kërkuarit, por personat që e kishin vënë në shënjestër ja kanë arritur këtë qëllimi para unfiormave blu.
41- vjeçari është qëlluar me 3 plumba në kokë ndërsa ishte brenda në automjetin e tij.
Arben Çeta rezulton të jetë dënuar me 13 vjet burg për akuznë e vrasjes së shtetasit, Astrit Stambollxhiu, për shkak të një lidhjeje që kishte me motrën e 41 vjecarit.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 dhe Arben Çeta udënua me 20 vjet burg, por për sjellje korrekte përfitoi ulje duke vuajtur 13 vite heqje lirie. Ai u lirua në vitin 2011, dhe një vit më vonë u shpall në kërkim nën akuzën e vjedhjes
Rezulton të jetë arrestuar më 25.shtator të vitit 2013 për vjedhjen e një dyani në Elbasan dhe pse prokuroria kërkoi masë sigurie arrst me burg, Gjykata caktoi detyrim paraqitje.
Vendimi u apeluia nga prokuroria në gjykatën e apelit durrës e ciladha masën e sigurisë "Arrest me burg" dhe u bë shpallja në kërkim me nëntorin e vitit që shkoi. Pikërisht në këtë periudhë Arben Çeta i mbijetoi një atentati ndërsa po darkonte me disa miq të tij në një lokal në afërsi të fshatit Labinot-Fushë, kur mbeti i plagosur me armë zjarri. Ndërsa u kishte shpëtuar edhe disa atentateve në vitin 1997.