Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje me armë që ka ndodhur në fshatin Lurë të Dibrës.
Ngjarja është shënuar në fshatin Lurë të Dibrës ku Shpendi Skana dhe Ndricim Cuku janë qëlluar me brëshëri automatiku nga Ilir Rajta.
Për pasojë ka gjetur vdekjen Skana, ndërsa Ndriçim Cuku ka mbetur i plagosur rëndë dhe u transferua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Blutë e Dibrës janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të autorit.
Burime paraprake pranë policisë së Dibrës bëjne me dije se autori i krimit njihej si person problematik, ndërsa në momentin që ka kryer vrasjen dyshohet të ketë qënë në gjëndje të dehur.