Berat, panair shkencor organizuar mes shkollave 9-vjeçare

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Berat - Për të tretin vit nxënësit e shkollës së Medresesë në Berat, kanë hapur dyert për të gjithë nxënësit e shkollave nëntë-vjeçare të rrethit, duke surprizuar me një panair mësimor. Eksperimente në laboratore, realizim pikturash në bojëra uji, procedura mësimi në gjuhët e huaja etj, kanë qënë disa prej prezantimeve në këtë panair mësimor që nxënësit e Medresesë , kanë paraqitur për nxënësit e shkollave të tjera.

Këtë vit vizitorët kanë qënë dhe nga Kuçova dhe fshatrat e Beratit, të cilët kanë ndjekur me mjaft interes këtë panir të rëndësishëm në fushën e mësimdhënies. Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ishin pushtetarë lokalë , përfaqësues të drejtorisë arsimore, nxënës dhe mësues. Nëndrejtori Alfred Bukaci , e konsideroi organizimin e këtij panairi, si një mundësi bashkëpunimi shumë të mirë mes nxënësve të shkollave.

"Organizimi i këtij paraniri të rëndësishëm mësimor, i cili përfshin të gjitha fushat e studimit e sistemit nëntë-vjecar është një mundësi mjaft e mirë për ti treguar qytetarëve të Beratit, nxënësve të shkollave se si ne punojnë dhe në këtë ditë, ne ofrojmë eksperiencat tona si nëpërmjet punës së mësuesve, ashtu dhe nëpërmjet përgatitjes së nxënësve," është shrehur nëndrejtori Bukaci.

Share This Video


Download

  
Report form