Vlorë - Maratona e dyte kombëtare në mbështetje të fëmijëve autik, ka startuar në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë nisur me automjete nga Vlora, për të përshkuar të gjithë aksin mes dy qyteteve dhe për të mbërritur sërisht në qytetin bregdetar.
Maratona e dytë kombëtare është organizuar nga babai i një fëmije autik, Everest Haxhi dhe është mbështetur nga miqtë e tij apo qytetarë të shumtë. Kjo është një mënyrë e veçantë për të përcjellë mesazhin , të mbështesim fëmijët autike, e për ta bërë shoqërinë më sociale të pranojmë vlerën ndryshe të këtyre fëmijëve.
Maratona e dytë kombëtare në mbështetje të fëmijëve autik, ka gjetur mbështetjen edhe të qytetarëve vlonjatë, të cilët i bëjnë apel qeverisë, por edhe instancave të tjera, institucioneve të ndryshme të hartojnë politika për fëmijët me çrregullime të spektrit autik. Ndërkohë që edhe fëmijët në këtë ditë kanë përcjellë mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre, mesazhe të cilat flasin shumë. Në mbështetje të fëmijëve autike për herë të parë në Vlorë, Erest Haxhi organizatori i kësaj maratone, ka çelur dhe zyrën "Autizmi flet shqip".