Tirane-Komisioni hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit pritet të marrë një kthesë të rëndësishme,pas kërkesës së opozitës për tu njohur me një raport të vitit 2004,hartuar nga shërbimet intiligjente të kohës. Sipas opozitës aty shkruhet se ka të dhëna tronditëse për drejtuesit aktual të policisë,si të inkriminuar. Arben Ristani kryetar i komisionit, ka kërkuar që ky raport të jetë pjesë e hetimit. I prekur direkt nga ky raport ka reaguar deputeti socialist Pjerin Ndreu, ish nën drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit në vitin 2004. Material të një ish-ministri socialist trafikant vizash e ka cilësuar ai, duke e hequr paralele me shkresat e Visho Ajazi Likës. Në fund të mbledhjes palët vendosën që me datë 7 maj të përgatitet raporti përfundimtarë i komisionit,ndërsa me 5 maj pritet diskutimi në komision,për raportin e hartuar nga Bajram Ibraj,në 2004. Pjesë nga debati Ristani (PD) "Kemi dijeni për një material të 2004, të firmosur nga Bajram Ibraj për disa punonjës të përfshirë në rrjete kriminale. Këta punonjës janë rikthyer në Policinë e Shtetit. Do të kërkojmë këtë material të vitit 2004 në Komisionin Hetimor Taulant Balla (PS): Kërkesa e sotme nuk mbështetet në ligj dhe nuk bazohet as në regullore. Sot duhet të shprehemi me vendim përfundimtar për mbylljen e hetimeve Eduard Halimi (PD): Nuk janë mbyllur hetimet, ky komision do t'i nënshtohet ligjit për Komisionet Hetimore Pjerin Ndreu (PS): E njoh materialin e vitit 2004, aty është njollosur e gjithë elita e Policisë së Shtetit. Kjo është dashakeqësi e opozitës, materiali është si shkresat e Visho Ajazi Likës. Materiali është i pavlerë, vendos gjykata nëse një person është i inkriminuar. Materiali është përgatitur nga një ish-ministër socialist, që ka qenë trafikant vizash. Ai material përfshin edhe emrin tim, unë jam përballur me ata që e kanë hartuar atë. Të gjithë policët kanë fituar gjyqet, të gjitha pretendimet për ta kanë rënë poshtë. Ne kemi informacione më të rënda se kaq për opozitën . Komisioni Hetimor u votua më 6 shkurt nga Kuvendi i Shqipërisë, nisi punë më 16 shkurt dhe kishte afat deri më 16 Prill për të nxjerrë rezultatet përfundimtare, por angazhimet shumta të anëtarëvë të komisionit bënë që kuvendi të vendos shtyrjen edhe për një muaj të punës së tij, duke cuar afatin përfundimtar 13 maj. Komisioni përbëhet nga 15 deputet, 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita.