BDI nuk njeh rezultatin e votimit në diasporë

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

BDI nuk pranon rezultatin zgjedhor të diasporës. Vlerësimi i saj është se votimi në Evropë, Amerikë dhe Australi është shoqëruar me shpërdorim të paparë të vullnetit politik të mërgimtarëve. Izet Mexhiti, nënkryetar i kësaj partie konsideron se rezultatet e zgjedhjeve në të tria njësitë zgjedhore nuk mund të jenë të besueshme e as të pranueshme për BDI-në, për aq kohë sa nuk evitohen parregullsitë dhe nuk përsëritet procesi zgjedhor i atjeshëm.

"BDI-ja ka vërejtje serioze se si u votua në diasporë, Evropë, SHBA dhe në Australi. BDI-ja do t'i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe institucionale që ka në dispozicion për të mbrojtur deri në mundësitë e fundit, vullnetin politik të mërgimtarëve shqiptarë. Ne vlerësojmë se procesi për zgjedhjen e deputetëve nga diaspora nuk mund të shpallet i mbyllur, pa u marrë në konsideratë më parë vërejtjet mbi parregullsitë serioze që e kanë shoqëruar atë, për çka ne kemi depozituar pranë KSHZ-së edhe ankesën përkatëse", deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Siaps Mexhitit, zgjedhjet e 26 prillit u shoqëruan nga manipulime dhe ndërhyrje në regjistrin e votuesve, në dëm të mërgimtarëve shqiptarë.

"Rreth 3 mijë bashkatdhetarë tanë që ishin pajisur njëherë më të drejtën e votës rezultuan të fshirë në mënyrë skandaloze nga regjistri i votuesve, duke qenë të privuar nga e drejta kushtetuese e votimit. Përse dhe kush i fshiu ata, duhet të përgjigjet KSHZ-ja. Sikur të mos mjaftonte kjo, e gjithë infrastruktura institucionale që nga MPB-ja e deri tek disa ambasadat jashtë, u vunë në funksion të kandidatit të një partie politike duke krijuar kushte për një garë të pabarabartë me fitues të paracaktuar", tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Sipas Mexhitit, këto vërejtje janë nënvizuar edhe nga misioni i OSBE ODIHIR-it. Mexhiti ka apostrofuar edhe votimin e banorëve të Pustecit në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, ndërsa akuzoi edhe PDSH-në dhe RDK-në të cilat pa asnjë ditë fushatë dolën me kandidatë të tyre, vetëm e vetëm për të përçarë votën shqiptare. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form