Sipërmarrësit e të nesërmes, konkursi për nxënësit maturantë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Një sipërmarrës amerikan do të thoshte se: monedha është e pavlefshme në ditët e sotme, nëqoftese pas sajë nuk qëndron një vizionin i qartë për t'i menaxhuar ato.

Këtë qëllim ka dhe konkursi "SIPERMARRESIT E SE NESERMES" i zhvilluar nga Tirana Business University, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Bashkëkohore dhe Organizaten e Sipërmarrësve të Rinjte Shqiptarë.

Ky konkurs, me nxënës maturantë, është konceptuar në 3 faza, ku ka nisur me përzgjedhjen e maturnatëve në të gjitha gjimnazet e vendit, të cilët janë testuar mbi bazën e njohurive të librave shkollore të ekonomise, për të kaluar në fazën e dytë, ku janë krijuar 24 grupe të cilat do të perballen mes tyre, ku vetëm 12 do të mund t'i drejtohen finales.

E në fazën finale, grupet konkuruese do të kenë mundesinë të shpalosin njohuritë e tyre ekonomike, duke hartuar nje plan te mirfillte biznesi.

Tre planet më të mira të biznesit të cilat do të vleresohen nga një juri me sipërmarrës të suksesshëm ne vend, do të mbështeten për të bërë të mundur impelmentimin në realitet të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS