Ambasadori turk në Kukës, premton mbështetje dhe projekte për qytetin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Kanë kaluar pak muaj kur në ditën e nismës "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë", kryetari i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, apeloi për ndërhyrje dhe mbështetje të gjërë, për largimin dhe pastrimin e territorit të kësaj njësie vendore.
E ndërsa niveli i ndotjes në këtë bashki është tepër i lartë, ashtu siç edhe deklaroi në atë kohë Halilaj, thirrjes së tij i janë përgjigjur diplomatët e Ambasadës Turke të akredituar në vendin tonë, të cilët kanë dhuruar një kontigjent mjetesh të cilat do të shërbejnë për mbajtjen pastër të ambjentit. Bashkëpunimi institucional ka qënë edhe një nga pikat e diskutaura, ku shtrirja dhe realizimi i projekteve të ndryshme në këtë qytet, janë disa nga temat që u diskutuan.
Qyteti i Kukësit prej vitesh po shënon probleme të shumta socialem, ku në përgjithësi ato regjistrohen si pasojë e gjëndjes së vështirë ekonomike që mbizotëron në këtë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form