LEZHE- Mbrojtëset anësore në rrugën e Kombit, nga Rresheni në Kalimash, janë zëvendësuar duke mbyllur të gjithë kalimet e paligjshme.
Por mesa duket banorët e zonës që jetojnë përgjatë rrugës duke mos pasur mundësi hyrjeje në autostradë i kanë krijuar ato sërish më metodën e vjetër, atë të prishjes anësoreve.
Një tjetër element që është rinovuar në masën 70 % është edhe sinjalistika rrugore, por sërish hajdutët e skrapit kanë vijuar "misionin" tyre, teksa disa tabela rezulton se janë grabitur.
Për të shmangur përsëritjen e kësaj situate kërkohet që krahas zëvendësimit të tabelave dhe mbylljes së kalimeve të paligjshme, punë që po realizohet nga firma kontraktuese, policia rrugore dhe ajo e rendit të marrin masa për ndëshkimin e personave përgjegjës.
Sinjalistika në rrugën e Kombit dhe mbyllja e kalimeve të paligjshme janë një siguri më shumë për drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht gjatë sezonit turistik.