Vlorë, Familja që jeton duke shitur fara, historia e çiftit të pastrehë e me tre fëmijë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 11

Detyrohen të enden rrugëve të qytetit të Vlorës, duke shitur fara luledielli, për të siguruar bukën e gojës për 3 fëmijët e tyre, të cilët po rriten në kushte vërtet skandaloze. Ata janë dy bashkëshortët, Genci dhe Alketa Abedini, ku për vite me radhë strehohen në një banesë të marrë me qera, që në fakt vetem e tillë nuk mund të cilësohet. Familja Abedini jeton në lagjen "10 korriku", ku infrastruktura e saj plot baltë dhe pellgje me ujë, nuk ka ndonjë ndryshim edhe me gjëndjen brenda banesës. Mbijetesa për 5 pjesëtarët e familjes Abedini, është në ekstrem të saj dhe kjo duket në raftin e ushqimeve, i cili gjatë gjithë kohës është bosh. Alketa, gruaja e shtëpisë, na tregon kushtet e vështira të banesës dhe jetës së saj të përditshme, e cila rëndohet edhe më shumë nga gjendja shëndetësore e saj.
Edhe pse kanë një status si familje e pastrehë, ata nuk kanë përfituar asnjëherë nga skema. Në këto kushte vërtet të pabesueshme, plot lagështirë dhe erë që fryn nga të gjitha anët, jeton çifti Abedini, të cilët po sakrifikojnë gjithçka për fëmijët e tyre.
E ndërsa pallatet shumëkatëshe vezullojnë mbi rrënojën e çiftit Abedini, rreziku për jetën e bashkëshortëve dhe 3 fëmijëve të tyre është mëse prezente, pasi tavani rrezikon të shembet dhe tragjedia mund të jetë me pasoja të mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form