3 muaj pa ndihmë ekonomike, 400 familje në Lezhë kërkojnë zgjidhje emergjente

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

400 familje të Komunes Balldre, në Lezhë, që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë paaftësie, nuk janë paguar prej tre muajsh. Shkak për këtë situtë është bërë mosmbledhja e Këshillit të Komunës për të shqyrtuar listën e familjeve, që e përfitojnë këtë ndihmë. Këta të fundit kanë reaguar për vonesat e krijuara. Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, ose në të kundërt në ditet në vijim do të bllokojnë zyrat e komunës.
Problemi është pranuar edhe nga kryetari i komunës Balldre, Zef Doçi, i cili i ka bërë thirrje këshilltarëve që të marrin pjesë në mbledhje dhe mos të bëhet politikë me familjet në nevojë.
Zgjidhja e vetme për t'i dhënë fund këtij problemi është ndërhyrja e prefektit, për të cilën komuna e Balldrenit ka bërë të ditur se e ka vendosur në dijeni të situatës së krijuar.

Share This Video


Download

  
Report form