Shëngjin, gjendet në bregdet gjymtyra e dekompozuar e një njeriu

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Lezhë- Gjymtyra e poshtme e një njeriu është gjetur në bregdetin e Kunes në Shengjin. Burime të policisë së Lezhës kanë bërë të ditur se, bëhët fjalë për një këmbë njeriu e cila është pikasur në brezin e rërës afër bregut te detit. Gjymtyra ishte e dekompozuar dhe nuk dihet ende sesi ka mbërritur në breg të detit. Kanë qenë disa banorë të zones ata që kanë lajmëruar policinë e Lezhës. Kemba e djathtë ndodhej pak metra larg bregut, shumë pranë një lokali shërbimi në zonen e Kunës në Shengjin. Dyshimet e para janë se kjo pjesë trupi njeriu mund të jetë sjellë nga dallget e detit, duke iu referuar edhe kohës së keqe dhe me rreshje qe ka shoqëruar rajonin e Lezhës ditet e fundit. Ekspertë të policise së Lezhës kanë nisur verifikimet si dhe vendosen perimetrin e sigurisë në zonen ku u gjet gjymtyra. Ajo nuk është lëvizur deri në oret e vona në pritje të mjekësisë ligjore. Këta të fundit pritet të bejnë edhe percaktimet e rastit, ndërsa konsiderohet si tepër e veshtirë per të përkufizuar së çfare ka ndodhur me shkëputjen e kësaj gjymtyre. Janë hedhur dyshime të forta se ajo mund ti përkasë ndonjë personi të zhdukur, fakt për të cilin është kërkuar edhe një ekspertizë e hollesishme nga Tirana. Kryerja e espertizes mjeko-ligjore pritet të përcaktojë edhe gjininë e kësaj gjymtyre, si dhe do ndihmojë punen e grupit hetimor për hetuar më tepër rreth ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form