Ka më shumë se 3 vjet që Ismail Kadare, nuk ka dhënë një intervistë televizive. Na duket se ka bërë një betim me veten. Por gjithë këtë heshje e thyen për një arsye madhore. Në median e shkruar është publikuar sëfundmi një letër që fshihej prej mëse 47 vjet në arkiva dhe që është një rast unikal.
Muzikantja dhe kompozitorja Dhora Leka, i shkruante me dorën e saj një letër diktatorit, Enver Hoxha, në të cilën i tregonte një histori sesi bashkë me sigurimin e Shtetit kishte bërë një plan për të futur në kurth Ismail Kadarenë. A e arriti këtë plan? Jo. Ai dështoi dhe Dhora Leka rrëfen udhëheqësi sesi dështoi, por që këtë gabim të saj do ta shlyente me punë duke ofruar shërbime të tjera. Për të gjitha këto shkrimtari i madh, Ismail Kadare, flet ekskluzivisht për emisionin ?Debati ne Channel One? të gazetarit Roland Qafoku.
?Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante ?Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin? Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë. E kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë.Këtë gje e dija, e merja me mënd edhe prap më dukej normale për një shtet sii yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve të gjithë shkrimtarëve të shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar?deklaron shkrimtari.
Dhe cili ishte qëllimi i Dhora Lekës dhe i Sigurimit të Shtetit?
?Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend ësh t ë që ka dashur të shpetojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur nëj mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat ti thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qënë çudia, befasimi i kësaj ngjarje? shprehet Kadare.
Dhe një bisedë e tillë të sjell vetëvetiu të sjell në debatin për hapjen e diosjeve për të...