Shqipëri-Kosovë, turizmi malor i mikpritjes

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Shqipëria dhe Kosova jane dy vende te vogla, por ofrojnë një potencial të madh turistik dhe kulturor, ku tradita dhe mikpritja nuk kanë të krahasuar.

Turizmi malor dhe kulturor, ofron mundesinë e krijimit të paketave të perbashketa, e nje nder to per shkak dhe te pozitave gjeografike eshte dhe Gjakova, ku mund të ndalesh për të eksploruar mjaft bukuri natyrore dhe kulturore, për të rrugëtuar më pas matanë kufirit, drejt bukurive që të ofron Valbona.

Qyteti i Gjakovës shtrihet në perëndim dhe jugperëndim të Kosovës, duke u kufizuar me komunat e Junikut, Deçanit dhe Pejës në veri, në verilindje me Klinën, në lindje me Rahovecin, në Jug dhe juglindje me Prizrenin, në perëndim dhe jugperëndim kufizohet me Shqipërinë.

Procesi i organizuar i jetës urbane, daton qysh në kohërat më të lashta. Vlerat kulturo-historike shqiptare, arkitektura, skulptura, doket dhe zakonet dardane të trashëguara nga: periudha antike, romake, bizantine, otomane dhe plotësimi me ndërtime të reja, ruajnë një kontinuitet të theksuar deri në ditët e sotme.

Fizionomia e elementeve tërheqëse të Gjakovës, udhëzon qartë në rajonet malore, drejtimet e tranzitit turistik, komplekset dhe pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, lokalitetet e gjuetisë dhe fshatrat.

Por vetem pak kilometer nga qyteti i Gjakoves, mund te ndalesh ne Deçan per te vizituar Manastirin e Deçanit.

Si objekt i rendesise se veçante ai ruhet nga forcat ushtarake te KFOR, dhe si i tille, nuk lejohet te xhirohet dhe as te fotografohet.

Por nëpërmjet kamerave amatore, ne arritem te sigurojme pamjet ne brendesine e ketije objekti,i cili nga UNESKO është cilesuar si nje nder pasurite boterore,qe daton prej shekullit të 14-të.

Manastiri i Deçanit është një ndërtesë me harqe të hijshëm dhe me një kupolë të vogël. Historianët e artit e cilësojnë atë si ndërtimin më të rëndësishëm mesjetar në atë pjesë të Evropës. Ajo u ndërtua nga mbreti i Sërbisë, Dusan Decanski, aty nga mesi i viteve 1300 dhe është kisha më e madhe mesjetare në Ballkan.

Afresket e mureve të Manastirit, që paraqesin skena të biblës janë mes thesareve të tij më të mëdha.

Por ky objekt per nga histori mbart nje mori perplasjesh faktesh. Ka nga ata qe thone se Manastiri është ndertuar ne vitin 1938 dhe muret e jashtem nuk janë me te vjetra se 76 vjet, por objektet qe gjinden ne brendësi te Kishes, janë te vjetra, disa datojne qysh prej kohes se Bizantit.

Sipas tyre kjo e ka nje qellim, serbet me mjeshtri kane transportuar kisha te tera prej Greqisë dhe Rumanisë ne Kosove, ku nje prej tyre eshte dhe ky Manastir, per të treguar se kjo eshte nje toke serbe dhe Manastiri eshte ndertuar po nga serbët rreth 600-700 vjet me pare.

Agjensia Kombetare e Turizimit ne bashkëpunimi me Ministrine e Tregtise dhe Industrise se Kosoves, ne kuader te marreveshjes se 6 shkurtit mbi bashkepunimin turistik, kane filluar takimet dhe diskutimet per paketat e perbashketa turistike per Alpet e Shqiperise.

Nje tur 2 ditor, qe filloi me nje takim ne Gjakove, ku ...

Share This Video


Download

  
Report form