Spitali Rajonal i Fierit tashmë do të jetë me aparatura të reja laboratorike. Kjo falë një investimi prej 16 mijë euro nga një biznesi privat i këtij qyteti, i cili do t'iu vijë në ndihmë shumë qytetarëve, që marrin shërbim nga spitali i Fierit. Drejtoresha e spitalit rajonal të Fierit, Antoneta Dhima, tha se falë kontributeve dhe investimeve të bizneseve private në Fier, efikasiteti i shërbimit ndaj pacientëve po merr një rëndësi të veçantë. Gjithsej janë 15 aparatura, që janë vënë në dispozicion të spitalit rajonal të Fierit, ku përfshihen 4 mikroskopë, 4 centrigfug, 2 fotometra, 2 rotatorë si dhe 2 aparatë electrometer. Investimi nga bizneset private nuk është i vetmi që është realizuar në spitalin rajonal të Fierit, për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, sa efikase po aq edhe cilësore për qytetarët.