Lushnje -Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur orët e vona të natës së djeshme në Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit -- Fiershegan, në afërsi të fshatit Rrupaj të komunës së Krutjes, ku dy automjete që shkëmbeheshin, një mjet tip "Opel" me targa AA 747 DJ dhe një mjet tip "Renault" me targa AA 213 GV, janë përplasur dhe të dyja kanë përfundur në kanal.
Për pasojë të këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit "Opel", Kastriot Gremi 45-vjeç banues në Mbrostar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre.
Kjo rrugë e ndërtuar rreth 8 vjet më parë edhe pse e projektuar si rrugë nacionale, ka një gjerësi e cila mezi sa lejon kalimin e dy mjeteve në shkëmbim dhe ka pasur disa aksidente me pasojë jetën, duke shtuar këtu orët e natës dhe ndoshta mos njohjen e rrugës nga drejtuesit apo dhe shpejtësinë e madhe.