Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama,se po përdor kryetarin e ILDKP-së Shkëlqim Ganaj, për të vjedhur me suitën e tij pa shqetësim, pasuritë publike dhe legalizuar ato nëpërmjet saj, por dhe si instrument presioni dhe përbaltje të kundërshtarëve. Ish-kryeministri Berisha,shkruan në facebook, se në fillimin e javës që kaloi në zyrën e Ramës, është zhvilluar një takim që ka zgjatur 156 minuta me kreun e ILDKP-së. Në këtë takim sipas Berishës, Rama i kërkoi në mënyrë ultimative kreut të ILDKP-së, fallsifikimin e të gjitha deklaratave të pasurisë të Rames dhe bashkëshortes së tij, me qëllim që të justifikohet ndërtimi i vilës me themele 57 m të gjerë, fallsifikim i çmimit nga i cili është blerë trualli i rezidencës së tij, si dhe të pranohen dokumentat fallco për pallatin 5 katësh të Linda Ramës, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë tatimore bankare që të faktojë origjinen e parave me të cilat është ndërtuar. Gjithashtu, Berisha shkruan se përveç këtyre, Rama i ka dhënë Ganajt dhe listën e politikanëve armiq ndaj të cilëve ILDKP duhet të ngrejë me çdo kusht padi në Prokurori për ti perbaltur, si dhe listën e gjykatësve të Gjykates Kushtetuese, Gjykates së Lartë dhe asaj Administrative dhe gjykatësve të tjerë të konsideruar si armiq të tij. Në fund ish-kryeministri Berisha, e mbyll postimin duke theksuar se protesta dhe vetëm protesta është përgjigjia ndaj Janukoviçit të Ballkanit!