Buxheti, Dalipi: Do shqyrtohet në 30 prill, Bashkia vetëm ankesa jo zgjidhje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka reaguar pas akuzave nga Bashkia e Tiranës për bllokim të buxhetit. Përmes një deklarate për mediat, numri një i përfaqësuesve të mazhorancës së majtë në Këshill, Aldrin Dalipi, akuzon Bashkinë e Tiranës për mosbashkëpunim për këtë çështje dhe përpjekjen për ta kthyer situatën në një situatë konflikti.
"Buxheti i 2014 është votuar me konsensus. I ka kaluar për konfirmim Prefektit. Kam shpresuar në zgjidhjen e situates dhe bashkëpunimin me Bashkinë për ndryshimin e situatës. Por deri më sot kemi dëgjuar vetëm ankesa dhe përpjekja për ta kthyer situatën në një situatë konflikti. Ata që e vuajnë janë qytetarët e Tiranës, pasi jetojnë në një qytet pa buxhet për ta. Në emer të Këshillit bashkiak të Tiranës, mazhoranca që kryeson votimin në këtë Këshill, do të propozojë që në 30 prill të paraqitet në rendin e ditës dhe diskutohet serish buxheti 2014 dhe kryesisht reflektimet e kërkuara nga institucioni i Prefektit. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje që për buxhetin e qytetarëve, që kërkojnë zgjidhje.Qytetarët preken nga konfliktet e sajuara politike" deklaron Dalipi.
Në vijim të deklaratës, Dalipi shton se të majtët në Këshill duan ti kthejnë buxhetin qytetarëve të Tiranës larg konflikteve të buxhetit.
"Votimi i buxhetit ka qenë i konsideruar historik dhe është mbështetur në daljet e tyre publike edhe nga Kryeministri, edhe nga Kreu i parlamentit. Dëshira e anëtareve ka qenë që Tirana në çdo çast të kishte buxhetin e vet. Duam ti kthejmë buxhetin qytetarëve të Tiranës larg konflikteve të buxhetit".

Share This Video


Download

  
Report form