Lezhë- Ekzistojnë vullnetet e institucioneve për të bashkëpunuar, por mungojnë mekanizmat që mundësojnë dërgimin e shërbimit cilësor në banesë për të moshuarit.
Kjo mangësi kërkon fuqizimin e kompetencave të partnerëve social në zgjerimin e rrjetit të shërbimeve për të moshuarit, por ndërkohë duhet katalizimi i procesit në interes të kësaj grup moshe.
Ky objektiv ka patur interesimin e Karitasit shqiptar dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, të cilët kanë ndërmarrë seminare që nxisin zhvillimin social.
Elona Memetaj, përfaqësuese e Karitasit shqiptar ka bërë të ditur faktin se jemi shumë larg planifikimit apo buxhetimit për shërbimet ndaj të moshuarve.
Në Lezhë do të realizohet një projekt pilot për shërbime cilësore për të moshuarit. Për përfaqësuesin e Këshillit të Qarkut Lezhë, Artan Gjoka, ky do të jetë vetëm një model i mirë që do të merret si bazë në të ardhmen.
Diskutimet në këtë seminar do të prezantojne nivelin e këtij procesi dhe mundësitë e përmirësimit të tij.