Për mbi 30 minuta ish-kryeministri Berisha replikoi ashpër me deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima. Berisha akuzoi Kokëdhimën se sëbashku me Ramën po vjedhin pasuritë e shqiptarëve dhe do të ketë fatin e Janukoviçit në Ukrainë. Nga ana e tij deputeti i PS-së i quajti deklaratat e Berishës si shpifje që i shpik dhe i boton vetë në gazetën e RD-së.