Shkoder, vdes pas 2 muajsh, Renato Gjokës iu bë atentat në hyrje të banesës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Shkodër- Pas rreth 2 muaj trajtimi mjekësor intensive në spitalin rajonal të Shkodrës ndërron jetë 37-vjeçari Renato Gjoka, i cili ra pre e një atentati me armë zjarri në hyrje të banesës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit, kur 37-vjeçari Gjoka është shembur në duart e nënës së tij me plagë të shumta të shkaktuara nga plumbat, të cilët i kishte marrë pas shpine.
Menjëherë ai u dërguar në urgjencën e spitalit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, e cila zgjati disa orë, pasi plumbat i kishin prekur disa nga organet jetike. Nga informacionet e marra, mësohet se Renato Gjoka pak ditë më parë kishte lënë ambintet e spitalit, duke vazhduar të ndiqte kurën në banesën e tij, por ditën e sotme ai ka pushuar së luftuari me vdekjen, duke ju dorëzuar asaj.
Ekspertiza e ngritur pohoi se atentati ndaj 37-vjeçarit ishte kryer nga një distancë shumë e afërt dhe autorët kanë qenë në pritje të shënjestrës së tyre.
Sipas hetimeve të policisë, atenatorët kanë përdorur armë të kalibrit të vogël, e cila nuk prodhon shumë zhurmë në raste të tilla. Renato Gjoka sëbashku me babain e tij kanë në pronësinë e tyre një ofiçinë për riparimin e makinave si dhe një karrotrec, të cilin e lëshonte me qera.
Ai ka qenë i apasionuar pas motorave, kryesisht atyre me shpejtësi të lartë, ku disa vite më parë ka pësuar edhe një aksident të rëndë, për çfarë ka qenë disa kohë i shtruar në spital.
Deri më tani nga policia nuk ka asnjë pistë zyrtare rreth arsyes së atentatit ndaj shtetasit Renato Gjoka, pavarësisht se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona.

Share This Video


Download

  
Report form