Vrasja në Shkodër, mori hakun e xhaxhait pas 21 vitesh

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Shkodër- Policia e Shkodrës identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ekzekutimit me snajper të Kol Drinit mëngjesin e 23 prillit në fshatin Vukatanë të Komunës Gur i Zi.
Kol Drini u ekzekutua teksa po punonte tokën e tij.
Policia thotë se autori i vrasjes ai është Eduart Arra i datëlindjes 1981. Policia po kryen kontrolle në zonë për arrestimin e autorit të vrasjes.
Familjet në gjak prej 1993
Familjet Drini dhe Arra prej 1993 ishin në gjak, kur Mark Drini i vëllai i viktimës ekzekutoi Eduart Arrën I cili ishte xhaxhai i 31 vjeçarit të shpallur në kërkim. Mësohet se Mark Drini kishte vuajtur dënimin dhe më pas ishte larguar drejt Amerikës ku dhe jeton aktualisht.
Autorët qëlluan 50 metra në distancë
Sipas grupit hetimor, dyshohet se vrasja është kryer me snajper, kjo edhe për shkak se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë përveç 2 predhave të plumbave në trupin e 55-vjeçarit.
Sipas policisë autorët kanë qëlluar brenda automjetit nga rruga kryesore që lidh fshatin Vukatanë me Gurin e Zi, ndërsa janë larguar menjëherë të pashqetësuar nga askush.

Share This Video


Download

  
Report form